Ministrat e rinj, Kryemadhi komenton emërimet:Socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi është shprehur se minstrat e sapo emeruar nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste. “Që të jem e sinqertë nuk dua atë merrem fare me komentin e dy emërimeve të fundit, pra lëvizjen e zotit Çuçi nga Ministër i Bujqësisë në Ministër të Brendshëm, apo qoftë emërimin e zonjës Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. E vetmja gjë që mund të theksoj, është që në të dyja rastet përfaqësimi i socialistëve është inekzistent, sepse në të dy emërimet, qoftë të njërit apo qoftë të tjetrit, asnjëri nga ata nuk përfaqëson jo vetëm Partinë Socialiste, por as bazën e Partisë Socialiste. Unë mendoja që do të kishte të paktën një reflektim momental të zotit Rama, duke zgjeruar dhe duke krijuar më shumë hapësira për socialistët, por në fund të fundit, shkëputja e tij nga grupi i rilindjes është i pamundur, kështu që absolutisht socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama”, u shpreh Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad