Ministri britanik: Varianti indian i Covid-19, 40% më i transmetueshëm

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në Britani, ka thënë sot në një intervistë se varianti indian i Covid-19 është 40% më i transmetushëm.

Ai tha se ky konkuzion ka dalë pas disa studimeve të fundit të bëra nga studiuesit.

Por, ministri Matt Hancock tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.

“Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai në një intervistë.

Varianti indian (Delta) tashmë është varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur Zyra e Shëndetit Publik në Angli.

Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka rritur shqetësimet në Britani, shtet që ka paraparë që më 21 qershor të heqë masat kufizuese kundër pandemisë.

Zjarr Tv Ad