Ministri i Brendshëm i Kosovës vjen në Kukës, Bledi Çuçi merr pushimet ndërsa Shqipëria lufton me flakët

0
614
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur të marrë lejen 12 ditore në një kohë kritike për vendin që po përballet me vatrat e zjarreve nga veriu në jug.

E ndërsa Çuçi largohet me pushime, në Shqipëri ka mbërritur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka shoqëruar forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake që kanë mbërritur në Kalimash për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Leja që Çuçi ka marrë ka qenë edhe arsyeja pse askush nuk e ka pritur ministrin e Kosovës mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa Çuçi ia ka deleguar kopetencat zv.ministrit të Brendshëm, Andi Mahila.

Zjarr Tv Ad