Ministri italian i Mbrojtes Lorenzo Guerini sapo ka zhvillur vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të kreut të ri të forcave të KFOR në Kosovë, Gjeneral Michele Risi.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj. Në këto 20 vite aktivitet në terrritorin e Kosovës trupat e KFOR janë drejtuar 11 herë e për të shtatën herë rradhazi nga një Komandë Italiane.
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “La Stampa” Ministri italian i Mbrojtes i mëshon idesë së rëndësisë që merr për sigurinë Europiane përfshirja sa më parë në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit.
“Për sigurinë tonë është e rëndësishme zgjerimi i NATO-s dhe i Bashkimit Europian me të gjitha vendet e Ballkanit” , thotë ai.
“Pranimi i disa vendeve të Ballkanit në BE pati një stop të papritur nga vullneti i Francës. Nga Maqedonia, në Shqipëri, në Serbi, në Mal të Zi e Kosovë rreziku është kundërgoditje politike e psikologjike. Frika është kthimi pas”, thotë ai.
Ashtu siç deklaroi pak kohë më parë dhe kryeministri italian Giussepe Conte dhe ministri Guerini është i mendimit se vendimi i Komisionit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë e Maqedonië qe një gabin historik e Italia mbetet e bindur në qëndrimin e saj përfshirës për këto vende.
Ndërsa për Francën ai shprehet se “duhet një dialog i brendshëm që të gjithë të kuptojnë se integrimi është në interes të të gjithë Europës. E rreziku është ndihma që i jepet aktorëve të tjerë ndërkombëtar”, një referim i qartë ky ndaj Rusisë e cila sapo ka kryer një stërvitje të përbashkët ushtarake mes forcave ruse e serbe duke përdorur antiraketat S.400 ( të cilat bëjnë të grinden SHBA me Turqinë).
Një provë e tillë stërvitore ushtarake, nënvizon e përditshmja italiane “La Stampa”, tremb NATO-n e është antipasta e një lufte të ftohtë që po lind në Europë.
Gjenerali italian i sapo emëruar i trupave të NATO-s në Kosovë Michele Risi shprehet se “KFOR është i aftë të kryejë një aktivitet të besueshëm për të evituar krizën që do të ishte mjaft e rrezikshme për të gjithë Europën, por dhe të kontribuonte në promovimin e dialogut.”
“Inkubi, nënvizon media italiane, është se lufta e ftohë të rinis2 nga Ballkani, që një shkëndijë siç qe atentanti në Sarajevë një shekull më parë, të vë në dyshim rezultatet e arritura deri më tani.”
Pra dhe pse kanë kaluar 20 vite nga aktiviteti i trupave të KFOR në këtë territor nuk mund të thuhet ende se “misioni u krye”.
“Ka ende shumë punë për të bërë thotë Ministri italian i Mbrojtes. Përveç tensioneve etnike mes shqiptarëve e serbëve janë shtuar probleme të reja siç është ajo e trafikut të emigrantëve që përmes rrugës ballkanike kalon në Kosovë, si dhe preokupimi për foreign fighters, një emergjencë kjo ndërkombëtare.”.
Por për “La Stampa” këtyre problematikeve i shtohet dhe gjendja ekonomike e Kosovës, e këtij shteti më të ri të Europës e cila me një papunësi në nivelin 65% është një fuçi baruti gati në shpërthim”.