Ministria e Arsimit: Vetëm vitet e para të zhvillojnë mësime në auditore/ Ja edhe përgjigja e Minsitrisë së Shëndetësisë…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhrit të Komitetit Teknik për të mbyllur Universitetet, të paraqiten javën e parë fizikisht.

Më anë të një shkrese zyrtare MASR, ka kërkuar që këta studentë të vijnë në grupe të vogla dhe duke zbatuar rregullat e vendosura për Corona*virusin, në mënyrë që të njihen me mënyrën e mësimdhënies online.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Shëndetësisë. MSH-ja, bën me dije se kjo gjë është e pamundur, se gjithçka që ka lidhje me mësimdhënien në universitete, të zhvillohet online dhe të dokumentohet në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli, në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.

“Në zbatim të pikës 7, të nenit 57 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 3 të ligjit nr.80/2015. “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani, nga IAL-të në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjieno-sanitare, mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit Corona*virus. Por ju bëjmë me dije, se, në vijim të propozimit të datës 90.10.2020, të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për zhvillimin e procesit mësimor vetëm në distancë dhe pa prezencë fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të lartë, MASR me shkresë nr.5838 prot., datë 30.10.2020, i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që për studentët që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre në IAL., në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qëllim që këta studentë, të njihen me rregullat e funksionimit të procesit të mësimdhënies pranë IAL-ve, ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit, të procesit mësimdhënës në distancë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me shkresën nr. 4859/1 prot, datë 30.10.2020, të cilën e gjeni bashkëlidhur, sqaron se lejimi i prezencës së studentëve që fillojnë për herë të parë një program studimi, sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, është i pamundur.

Duke mbajtur në konsideratë sa më lart, MASR si institucion përgjegjës, për hartimin e politikave në fushën e arsimit të lartë, në zbatim të shkronjës “a”, të pikës, 2, të nenit 7 të ligjit nr. 80/2015, si dhe në vijim të mirëadministrimit të procesit të mësimdhënës, kërkon nga ana juaj, duke mos cënuar njëkohësisht lirinë akademike, autonominë financiare dhe organizative të parashikuar në nenin 3 të ligjit nr. 80-2015, në kuadër të të gjitha masave të ndërmarra, në përputhje me standardet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore, për vitin akademik 2020-2021, procesi mësimdhënës, pavarësisht formës së mësimdhënies, të jetë i dokumentuar dhe në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli, në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij”.- Thuhet në përgjigjen e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Zjarr Tv Ad