Ministria e Financave: Tatimorët po bëjnë presion ndaj bizneseve, denonconi çdo rast

0
764
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrat teknikë vazhdojnë të denoncojnë raste të ndryshme ky qytetarëve dhe bizneseve u bëhet presion apo edhe ndëshkohen për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këtë herë ka qenë ministria e financave e cila me anë të një deklarate ka denoncuar disa raste ku inspektorët tatimor u kanë ushtruar presion gjobave për shkak të bindjeve të tyre partiake.

Po në këtë deklaratë ministrja teknike e Financave Helga Vukaj, u bën thirrje tatimpaguesve që të denoncojnë çdo rast presioni, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion.

Kjo është deklarata e plotë e Ministrisë së Financave:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme.

Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)

Zjarr Tv Ad