Ministria e Jashtme njofton shqiptarët: Në RUSI janë bllokuar rrjetet sociale, telefononi këtë numër nëse doni ndihmë!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter. Kjo e bën të pamundur shpërndarjen e njoftimeve informative dhe marrjen e mesazheve për ndihmë.

Ndaj, shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit: +7 929 968 05 38.

Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.

Zjarr Tv Ad