Ministria e Jashtme reagon për situatën në Veri, Xhaçka: Jemi krah Kosovës! Të vihen para përgjegjësisë kriminelët që kryen akte destabilizuese

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit nga serbët lokalë, që qëlluan në drejtim të policisë.

“Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës ”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja më tej thekson se vlerëson konsensusin e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe partnerit strategjik, SHBA për të shtyrë me 30 ditë aplikimin e reciprocitetit në doganat me Serbinë.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA & BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës”, nënvizon Xhaçka.

Burimi: Postimi i Xhaçkës në Twitter.

Zjarr Tv Ad