Ministrja Anila Denaj: Shqiptarët s’kanë ku t’i shpenzojnë paratë se është kohë pandemie…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për buxhetin e vitit 2021, ku është përplasur me pedagogen Zana Guxholli. Teksa diskutohej lidhur me depozitat e qytetarëve, Ministrja ka thënë se; shqiptarët nuk kanë ku t’i shpenzojnë lekët, sepse vendi ynë është përfshirë nga pandemia.

Pjesë nga biseda:

Zana Guxholli: Është buxheti i borxhit më të madh ndonjëherë.

Anila Denaj: Unë një skenar kam përgatitur. FMN thotë 5%. Ky e mbështesni këtë fakt?

Zana Guxholli: Tek investimet publike. PPP janë një element. Pse nuk flisni rritje ekonomike kur kemi pasur 13% rritje ekonomike?

Anila Denaj: E kuptoj emocionin tuaj.

Zana Guxholli: Jo ju keni emocion se jeni në qeveri. Unë kam 41 vjet që jap leksion. Shqiptarët nuk kanë depozita, e kanë mendjen në spitale, në shpenzime. Nuk kanë mjaftueshëm depozita.

Anila Denaj: Po ku do t’i harxhojnë depozitat në kohë pandemie…

Zana Guxholli: Po t’i kenë njëherë pastaj t’i harxhojnë…

Zjarr Tv Ad