Ministrja e Portugalisë jep lajmin NEGATIV: Nuk ramë dakord për Shqipërinë! SHTYHET data për hapjen e negociatave

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja portugese Ana Paula Zacarias, duke folur në një dalje për shtyp në Luksenburg, lidhur me ecurinë dhe procesin e integrimit në BE të Shqiëprisë dhe Maqedonisë së Veriut, dha lajmin negativ duke thënë se shtetet nuk kanë rënë dakord.

Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria.

Zacarias, njëkohësisht z.presidente e BE për Transparencën, tha se nuk qe e mundur që mes shteteve të arrihej një dakordësi për datën e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, megjithëse perspektiva për Ballkanin është jetike, siç tha ajo.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, por tashmë edhe në muajt në vijim fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias

Zjarr Tv Ad