I tha “Mos më çaj tr*pin”, gazetarja padit përfaqësuesin e TERRA OIL SWISS, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim

0
282
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë ndodhi pak javë më parë në Visokë të Mallakastrës, ku përfaqësuesi i Shoqërisë TERRA OIL SWISS iu drejtua gazetares Fatmira Bajrami me një fjalor ofendues, duke i bërtitur “Mos na çaj dhe ti tr*pin shumë”.

Gazetarët e disa televizioneve kishin shkuar pranë zyrave të kompanisë TERRA OIL SWISS, ku banorë të Visokës ishin mbledhur për të protestuar pasi akuzonin kompaninë se kishte prishur rrugën. Gjatë bisedës së protestuesve me përfaqësuesin e kësaj kompanie, Edmond Bejta, ky i fundit ka ofenduar gazetaren pas pyetjes që ajo i ka bërë.

Gazetarët Fatmira Bajrami dhe Gledian Hoxhallari kanë paditur në Gjykatë Bejtan, duke kërkuar një dëmshpërblim në vlerën 10 milionë lekë të vjetra.

Zjarr Tv Ad