Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është bërë nënë për herë të parë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo njoftoi ardhjen në jetë të djalit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden.
“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
Një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Bilali u hoq nga posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës, për t’u zëvendësuar nga ministrja Spiropali.
Kjo duket se ka ardhur pas një debate të ashpër mes Bilalit dhe disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër, të cilët gjatë kohëve të fundit kishin bojkotuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak të qytetit.