Ministrja Edona Bilali bëhet nënë për herë të parë! Ja emri i veçantë që ka zgjedhur për të birin

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është bërë nënë për herë të parë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo njoftoi ardhjen në jetë të djalit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Bilali u hoq nga posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës, për t’u zëvendësuar nga ministrja Spiropali.

Kjo duket se ka ardhur pas një debate të ashpër mes Bilalit dhe disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër, të cilët gjatë kohëve të fundit kishin bojkotuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak të qytetit.

Zjarr Tv Ad