Ministrja Shahini për vitin e ri shkollor: Maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm disa ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Besa Shahini thekson dhe njëherë domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave në ambjentet e shkollës.

Më herët Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për nxënësit e ciklit të ulët nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës brenda klasave.

Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen vetëm me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët”, shprehet Shahini.

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të.

Rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara në ambientet e brendshme të shkollave.

Gjithashtu qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Zjarr Tv Ad