Policia në Portland ekzekuton të dyshuarin për vrasjen e mbështetësit të Trumpit(VIDEO)

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia në Portland të Amerikës vrau një burrë, i dyshuar për vrasje të mbështetësit të presidentit amerikan Donald Trump. Burri dyshohet për vrasje gjatë fundjavës së kaluar, gjatë trazirave në këtë zonë.

Michael Reinoehl, 48 vjeç, akuzohej nga policia për vrasjen e mbështetësve të Trump, gjatë një përplasje midis mbështetësve të presidentit dhe atyre të lëvizjes “Black Lives Matter” në Portland, shkruajnë mediat e huaja.

Reinoehl tha se ka vepruar në vetë-mbrojtje kur ka vrarë Aaron Danielson, një anëtar i grupit të djathtë të “Lutjes Patriotike”. Një urdhër arresti u lëshua për 48-vjeçarin dhe policia u vu në kërkim të tij.

Reinoeh, siç raporton AP, ka nxjerrë një armë gjatë përballjes me policinë, ndërsa uniformat blu e vranë atë. Reinoehl dyshohet se doli nga banesa dhje hipi në një makinë.

Anëtarët dhe mbështetësit e lëvizjes “Black Lives Matter” kanë protestuar, ndërsa kanë rritur kritikat ndaj grupeve të djathta në vend.

Zjarr Tv Ad