Partia e Lirisë do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë edhe minoritetit maqedonas, që sipas sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi edhe ky komunitet vuan pasojat e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Blushi, i cili ka publikuar një foto me Pandi Janin, një minoritar maqedonas thotë se do të punojnë për të ndaluar shpopullimin e zonës së Postecit.
“Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë. Partia e Lirisë do t’i kushtojë gjithmonë një vëmendje të veçantë, sepse si të gjithë qytetarët e Republikës edhe anëtarët e këtij minoriteti vuajnë pasojat e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës. Me Pandi Janin, një prej të rinjve më energjikë të Partisë së Lirisë, për të ndarë ide të vyera për rikthimin e shkëlqimit dhe begatisë Bashkisë së Pustecit, për të ndalur shpopullimin e kësaj zone nga të rinjtë, për të ruajtur dhe promovuar bashkëjetesën, vlerat dhe traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas”, shkruan Tedi Blushi.