Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/Ja si përgjigjet Balla

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vizitoi ditën e djeshme Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.

Në një prononcim për mediat, Balla foli për situatat problematike të krijuara nga ngjarjet kriminale duke theksuar se vrasjet pa autor do të sjellin shumë shpejt rezultat në kapjen e autorit. I pyetur në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çështja është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.

Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?

Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.

Zjarr Tv Ad