Misteri me “spiunët” në uzinën e armëve në Gramsh, reagon Kurti: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Teksa uron shërim të shpejtë për dy ushtarakët që u lënduan mbrëmë në përleshjen me tre të huajt që tentuan të hynin në uzinë, Kurti kërkon që të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad