Misteri për zhdukjen e Ervis Martinajt/ Gazetari Hoxha: Miksoi krimin me politikën! Aleanca që kanë lidhje shumë të fuqishme me autoritet

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha thotë se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, pasi sipas gazetarit ai evoluoi botën e krimit dhe krijoi një miksim mes biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm me botën politike.

Sipas Hoxhës, edhe pse aleanca e krijuar nga Martinaj ishte e fuqishme, grupi që e ka eliminuar tregoi se ka lidhje më të fuqishme me autoritetet.

“Vis Martinaj është rrëmbyer në momentin që ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Aleanca e krimit është një aleancë mes grupeve të fuqishme. Vis Martinaj nuk ishte një personazh i zakonshëm i botës së krimit, ai evoluoi botën e krimit, miksoi biznesin e ligjshëm me atë të paligjshëm, botën politike. Ai bëri një miksim të strukturës së krimit të organizuar në Shqipëri. Aleanca që e ka kryer këtë atentat kanë dëshmuar që kanë lidhje shumë më të fuqishme me autoritet. Tani do të jetë shumë e vështirë të rikthehet kontrolli e rendit dhe sigurisë. Nuk kemi të bëjmë me organizata që merren me krim ordiner, por me organizata që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë, autoritete nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur”, tha Artan Hoxha për Abc.

Zjarr Tv Ad