Mjaftoi vetëm një artikull/ Neritan Ceka tregon për herë të parë arsyen përse u prish me Edi Ramën…

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Ceka, ka treguar për herë të parë shkakun e prishjes së miqësisë me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve me Ramën, ka qenë një sms për të lexuar një artikull mbi gjendjen në shëndetësi.

Deklarata e Cekës:

“Unë jam prishur me Ramën, është si anekdotë. Nuk mund të themi që ka qenë miku im, por në atë rrethin e njohjes, simpative që kishim, kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm. Mora një ditë, nga një miku ynë i përbashkët, që është mjek, një artikull për të lexuar për gjendjen në shëndetësi. E lexova artikullin dhe krijova përshtypjen që ishte rrumpallë shëndetësia jonë dhe e krahasova me gjendjen e administrimit të pasurive tona dhe i shkruajta një sms dhe i thashë lexo artikullin që ka shkruar miku ynë i përbashkët dhe i thashë nëse kjo është gjendja edhe në administratë, ky është vendi i rrumpallës. Që në atë kohë më çoi një përgjigje të ashpër duke thënë se isha shpifës e ziliqar”, tha Ceka.

Zjarr Tv Ad