“Mjekët i shuan shpresat, prindërit për pak sa nuk më humbën”/ Ish-opinionisti i Big Brother VIP rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon luftën me vdekjen

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-opinionisti Arbër Hajdari ka rrëfyer në lidhje me jetën e tij dhe një histori të trishtë që ka përjetuar gjatë fëmijërisë së tij.

Arbëri tek ‘S’e luan topi’ tregoi rreth një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.

Kjo periudhë për të ka qenë e vështirë pasi i duhej të kalonte vite të fëmijërisë në spital si pasojë e sëmundjes dhe se prindërit e tij duhet të kujdeseshin për të gjatë gjithë kohës.

Arbër Hajdari: Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar.
Mund ta themi atë që kishe kaluar? Bëhet fjalë për një moment shumë të vështirë, thonë ti ke një jetë të dytë.

Arbër Hajdari: Po është e vërtetë. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë. Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.

Zjarr Tv Ad