“Mjekët kishin një ftohtësi ekstreme”, djali i 63-vjeçarit që piu fotoksinë para SPAK: Injorimi i një njeriu në nevojë është gjëja më e rëndë

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gledis Trashaj u kthye nga Gjermania menjëherë pas telefonatës se babai i tij po tentonte të vetëflijohej në dyert e SPAK.

“Jam kthyer dje në Tiranë. Pretendonte që këtë situatë ta mbante larg familjes. Më irriton tani, sepse nëse do të kisha pasur detaje konkrete, ndoshta do të ishte parandaluar, jeta është më e shtrenjtë se gjithçka”, tha Gledisi.

Ai me pengun e humbjes së prindit, gjen forcën të ngrejë zërin për padrejtësisë e institucioneve financiare jo bankare, për të shpëtuar viktima të tjerë të kësaj skeme mafioze sipas tij.

“Kjo është vjedhje. Është marr një kredi, është paguar, një bankë tjetër e ka blerë. Janë këto marifetet e organizatave kriminale moderne.

Në momentin që është paraqitur në gjykata, prokurori, polici ka pasur me vete dokumente. E di që s’ka marrë përgjigje, prandaj ka shkuar disa herë, mendoj që herën e fundit, dje është injoruar dhe ka qenë limiti për të shiko se nuk e përballoj dot më“, tha ai.

Besimi i Palit te reforma në drejtësi ka qenë i fortë, tregon i biri, por paraqitja në mënyrë të vazhdueshme para Spakut dhe mungesa e një zgjidhjeje e kanë lodhur.

I përfshirë në marrjen e kredisë ka qenë dhe Gledisi, teksa rendit shkeljet e ligjit, ai thotë se kjo situatë e largoi jashtë Shqipërisë në 2016.

“Isha dorëzanë, kam firmosur, kjo ishte arsyeja pse u vendos sekuestroja mbi pronën, mbi makinën dhe mbi pagën. Si ka mundësi që një shtet demokratik dhe me ligje, një vendim gjykate me një kompani përmbarimore të arrijë të bllokojë minimumin jetik, shoqëria përmbarimore kishte vënë sekuestro mbi pagën time 100%”, theksoi ai.

Tronditja e familjes Trashaj vijoi edhe në dyert e spitalit.

“Aty ka qenë horror se si ka mundësi që mediat morën vesh 20 minuta para informacion që ka vdekur para familjarëve, një pjesëtar i shoqërisë sonë më dërgoi një mesazh me screen shoot dhe më tha ngushëllime ka vdekur, thashë çfarë ne jemi këtu si ka vdekur po presim përgjigje Ne morëm vesh të fundit që ndërroi jetë. Hapet dera dhe ka qenë një gjendje shokuese emocionale që vdiq ‘po e dinit ju ka marrë kokrrën faji është i atij”, tha Gledisi.

I vendosur, Gledisi deklaron se do kërkojë drejtësi për babain për mikrokreditë, por nuk do të lërë pa hetuar edhe injorimin në institucionet publike, duke filluar me kërkesën për të marr pamjet si është trajtuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, si është përcjellë për në urgjencë dhe kartelën mjekësore në spital.

“Mendoj që e para e punës një avokat shumë profesional që ta shikojë me vëmendje se ku çalon situata si në të vërtetë këto padrejtësi janë evidente dhe pastaj do të shkoj çështje edhe më larg edhe jashtë Shqipërisë.

SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim. Që në 2014 me një vendim gjykate shoqëria përmbarimore Arda El mund të jetë shoqëri si Sudja, piramidale, personalisht mua më ka bllokuar minimumin jetik (Pagen minimale). Unë punoja në administratë në ZRSHT (Zyra e Shërbimit Turistik), Lezhë, nga marsi 2014.

Minimumi jetik ishte diku 110 mijë lekë, e gjithë paga bllokohej në mënyrë absurde. Mua më ka prekur në mënyrë absolute. Isha një punë de facto po jo de juro nuk merrja rrogë, është absurde ta mendosh. Arrija të mbijetoja në sensin e një pune të dytë”, tha ai. /TCH

Zjarr Tv Ad