Mjekët pa Kufij: Të largohen emigrantët nga ishujt e Greqisë, rrezik për shpërthimin e Covid-19

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata “Mjekët pa Kufij” ka bërë thitrrje për evakuim të menjëhershëm të kampeve të emigrantëve në ishujt e Greqisë, duke argumentuar se kushtet atje sigurojnë “një ambient të përsosur” për shpërthimin e Covid-19. Një person në Lesbos ka rezultuar pozitiv me koronavirus deri tani. Sidoqoftë, kushtete e jetesës johigjenike mund të bëjnë që virusi të përhapet shumë shpejt. “Në disa pjesë të kampit Moria, ka vetëm një rubinet uji për çdo 1.300 njerëz dhe asnjë sapun në dispozicion.

Familjet e pesë ose gjashtë personave duhet të flenë në hapësira jo më shumë se 3 m2.”, tha Kordinatori Mjekësor në Mjekëve pa Kufij në Greqi, Dr. Hilde Vochten. Kjo e bën pothuajse të pamundur që ata që jetojnë aty të ndjekin masat e rekomanduara, të tilla si larja e shpeshtë e duarve dhe distanca sociale. Kombet në të gjithë botën po ndalojnë tubimet e mëdha, por njerëzit në këto kampe nuk kanë ku të shkojnë.

Doktor Vochten shtoi se “do të sihte e pamundur të kontrollohej një shpërthim” në kampe në Lesbos, Kos dhe ishuj të tjerë. MSF deklaroi në faqen e saj në internet të enjten se vendosja e emigrantëve në këto kampe ishte “e papërgjegjshme”, duke paralajmëruar se në rast të një shpërthimi të epidemisë kjo do të ishte “në prag të një akti kriminal”. Më shumë se 42,000 njerëz janë vendosur në kampe në pesë ishuj Grekë, sipas MSF. Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha në një takim të kabinetit qeveritar se ishujt e vendit tashmë janë “të mbingarkuar me çështje të shëndetit publik” dhe duhet të “mbrohen dyfish”.

Zjarr Tv Ad