Mjeku Alimehmeti ‘rrëzon’ Veliajn për Tiranën? Flet Agron Gjekmarkaj

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me emrat të cilët po qarkullojnë si kandidatë të mundshëm të së djathës për Bashkinë e Tiranës, ku një ndër to, është edhe mjeku, Ilir Alimehmeti.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj deklaroi se ka simpati për Alimehmetin, por nënvizoi se nuk mund të thotë nëse është i duhuri për të mundur Veliajn, pasi ende nuk dihet nëse do pranojë të jetë kandidat.

Sipas tij, kandidatura ideale për PD-në, do ishte një person që vjen nga Shoqëria Civile.

“Besoj se ideale është një profil që vjen nga Shoqëria Civile, ku mund të mblidhte shumë energji opozitare dhe pjesës gri të shoqërisë, energji që tejkalojnë këto hatërmbetje ose retorikën që ekziston ndërmjet pjesëve të opozitës. Mund të ishte një cak bashkimi, më shumë sesa një figurë politike që vjen nga njëra anë, me një profil të lartë intelektual.

Nuk dua të hyj në meritën e CV-së së asnjërit. Tirana e ka të nevojshme një kandidaturë që vjen nga Shoqëria Civile, pa tipare të shquara politike, por që ka mbështetjen e opozitës. Kam simpati për doktorin, e kam parë gjatë pandemisë të angazhuar herë pas here, ka qenë në komunikim me shoqërinë, nuk e njoh nga afër, nuk e di nëse zotëria ka dëshirë të jetë kandidat”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

“Ke kaluar limitin”, Gjekmarkaj mesazh Berishës.

Gjekmarkaj zbulon detajet: Pse Gazment Bardhi mund të na bashkojë.

“8 janari ditë e zezë”, GjekmarDeputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me emrat të cilët po qarkullojnë si kandidatë të mundshëm të së djathës për Bashkinë e Tiranës, ku një ndër to, është edhe mjeku, Ilir Alimehmeti.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj deklaroi se ka simpati për Alimehmetin, por nënvizoi se nuk mund të thotë nëse është i duhuri për të mundur Veliajn, pasi ende nuk dihet nëse do pranojë të jetë kandidat.

Sipas tij, kandidatura ideale për PD-në, do ishte një person që vjen nga Shoqëria Civile.

“Besoj se ideale është një profil që vjen nga Shoqëria Civile, ku mund të mblidhte shumë energji opozitare dhe pjesës gri të shoqërisë, energji që tejkalojnë këto hatërmbetje ose retorikën që ekziston ndërmjet pjesëve të opozitës. Mund të ishte një cak bashkimi, më shumë sesa një figurë politike që vjen nga njëra anë, me një profil të lartë intelektual.

Nuk dua të hyj në meritën e CV-së së asnjërit. Tirana e ka të nevojshme një kandidaturë që vjen nga Shoqëria Civile, pa tipare të shquara politike, por që ka mbështetjen e opozitës. Kam simpati për doktorin, e kam parë gjatë pandemisë të angazhuar herë pas here, ka qenë në komunikim me shoqërinë, nuk e njoh nga afër, nuk e di nëse zotëria ka dëshirë të jetë kandidat”, theksoi ai.Euronews Albania

Zjarr Tv Ad