Mjeku Gjergji Gjata kandidat për primaret e PD, kërkon të garojë për Bashkinë e Korçës

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike, për të garuar si kandidat i opozitës në zgjedhjet venddore 2023 për  Bashkinë e Korçës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjata përmes një postimi në Facebook, duke thënë se tashmë është momenti që secili të japë kontributin e tij në shërbim të vendit.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme Evdar Kodheli, auditues dhe ekspert fiskal, ka shpallur kandidaturën për primare për të garuar në Bashkinë e Fierit.

“Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar  regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal.Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë.Ju faleminderit për mbështetjen!”, shkruan Gjata.

Zjarr Tv Ad