Mjeku i Traumës u ndalua për ryshfet, Kryemadhi: Qeveria furnizon korrupsionin masiv me inceneratorët, ata që duhet të arrestohen janë…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e një doktori ditën e djeshme, duke u shprehur se arrestimi i tij është kryer si arrestimi i një personi pjesë e karteleve të drogës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi u shpreh se i duhet dhënë fund korrupsionit në drejtësi, por se fillimisht bluzat e bardha duhet të trajtohen me një pagë dinjitoze.

Postimi i plotë:

Dje qeveria ka arrestuar një doktor për korrupsion, ndërkohë që vazhdon të furnizojë me paratë e shqiptarëve korrupsionin masiv me inceneratorët.

Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve. Absurdi i shëndetësisë falas të Ramës, është se sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur.

Duhet dhënë fund korrupsionit në shëndetësi, por kjo kërkon trajtim me pagë dinjitoze.

Duhet të rrisim pagat e doktorëve, mësuesve, administratës, që ata të mos kenë nevojë për të parë qytetarët nga duart. Të gjithë shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për të krijuar më shumë vende pune të mirëpaguara, çfarë do të ndalonte edhe emigrimin masiv.

Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët.

Zjarr Tv Ad