Mjeku Ilir Allkja jep lajmin: Gjykata konfirmoi shkarkimin tim si të paligjshëm nga puna

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Allkja ka fituar gjyqin për shkarkimin e tij nga puna nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Lajmin e ka bërë me dije ai vetë me anë të një postimi në rrjetin e tij social, në Facebook.

“Sot në vendimin e shkallës së parë, në gjykatën e Tiranës gjyqtari Arben Kostandini konfirmoi shkarkimin tim si të paligjshëm nga puna! Vendimi do të apelohet gjithsesi, unë kam kërkuar e kërkoj më shumë dinjitet. Beteja vazhdon!,”-shkruan Ilir Allkja.

Në janar të vitit 2021, Allkja u shkarkua me arsye se kishte shkelur kodin etik të punonjësit prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. Në dokumentin e QSUT, ku njoftohej shkarkimi i tij nga puna, shkruhej se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun.

E gjitha sepse në fillim të pandemisë së koronavirusit, deklarata e mjekut Ilir Allkja kanë qenë të shumta për masat anti-COVID.

Zjarr Tv Ad