Vdekja tragjike e fizioterapistit Ylli Mihali ka sjell pikëllim të madh në mbarë opinionin shqiptar.Ai ishte infektuar prej afro 1 muajsh dhe së fundmi ka qënë i intubuar në spitalin Infektiv.
Burime zyrtare bëjnë me dije nga federate shqiptare e futbollit se Ylli Mihali kishte marrë dy dozat, por që për fat të keq nuk e ndihmuan të kalonte sfiden e jetës.
Ylli Mihali ka punuar prej më shumë se 25 vitesh në stafin mjekësor të kombëtares. Mesazhe ngushellimi erdhën edhe nga gazetari Ismet Drishti.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojnë që z.Mihali i kishte bërë dy doza si pjesë e stafit të kombëtares…
Postimi i plotë i Ismet Drishtit:
Dhimbje e madhe për ikjen e një njeriu të jashtëzakonshëm!
Pisa të komitetit teknik, Z. Edi Rama – tregoni që i kishte bërë dy doza si pjesë e stafit të kombëtares… Po ktheheni në vrasës duke i detyruar njerëzit me zor.
Duke i kërcënuar me kafshatën e bukës!
E sot njeriu është në dilemë: të vdesë nga uria apo nga fucksina