Armine Harutyunyan një modele 23-vjecare me origjinë armene u gjend në qendër të kritikave për shkak të pamjes së saj.
Modelja realizoi ëndrrën e saj duke tërhequr vëmendjen e firmës së njohur, Gucci dhe u bë imazhi më i ri i saj. Por ajo u përball me një sërë kritikash për shkak të paraqitjes së saj.
Gucci e zgjodhi atë pikërisht për të ndryshuar kartat dhe për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe “pozitivitetit të trupit”.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar modelen si të papërshtatshme për botën e modës, e gjitha kjo pasi nuk mishëron standardet e bukurisë të pranuara zakonisht.
Komentet raciste, fyese dhe zhgënjyese janë drejtuar kundër saj, madje në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një foto me mbishkrimin ngjitur me të “do të dilnit për darkë?”.