Moderatorja e njohur që kandidoi për koalicionin: Është momenti të marrësh stafetën Belind, unë do bëj punën në këshillin bashkiak (Analiza)

0
1456
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja e njohur Beti Njuma ka fituar mandatin për këshillin bashkiak në Tiranë, nën logon e kolaicionit “Bashkë Fitojmë”.

Përmes një shkrimi në rrjertet sociale, gazetarja i drejton një thirrje kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke i thënë se “duhet të marrë stafetën”, pasi humbja është çast pët reflektim.

Moderatorja thotë se analiza e zgjedhjeve do të bëhet dhe demokratët e ndershëm, sipas saj do të bashkohen dhe ringrihen për t’u bërë shpresë e 65 % të shqiptarëve që nuk morën pjesë në zgjedhje.

Postimi i plotë i Beti Njumës:

Kjo është një faqe me emrin tim personal BETI NJUMA, ku postoj prej shumë vitesh për qejfin tim, natyrisht për interes të publikut perla të letërsisë shqiptare dhe botërore, fjalë të mençura nga njerëz të shquar, opinione të ndryshme që çelin debate intelektuale, shoqërore dhe politike.

Kjo faqe është pa para, pa sponsor, pa pronar që të më diktojë qëndrime dhe ato që shkruaj përfaqësojnë mendimet e mia, të cilave nuk u heq asnjë presje. Jam në të drejtën time, qytetare, profesionale dhe njerëzore të shkruaj atë që mendoj, ndiej dhe besoj!

Besova tek Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti e shumë të tjerë dhe do të vazhdoj TË BESOJ sepse djemtë si ata i shoh si e ardhmja e Partisë Demokratike dhe e opozitës. Falenderime dhe mirënjohje Belindit për fushatën dinjitoze! Humbja është çast për reflektim dhe ringritje.

Unë nuk kam qenë dhe as jam pjesë e strukturës partiake por besoj që analiza e zgjedhjeve do të bëhet dhe demokratët e ndershëm do të bashkohen dhe ringrihen një ditë për t’u bërë shpresë e 65 % të shqiptarëve që nuk morën pjesë në zgjedhje e sot ndihen të papërfaqësuar. Unë do të jap kontributin tim modest për këtë ringritje në Këshillin Bashkiak ku zëri im do të jetë oponenca kundër shkeljeve, abuzimeve dhe arbitrariteteve që u bëhen qytetarëve të Tiranës.

Falemnderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur, falenderuar, votuar, telefonuar e komentuar. Edhe atyre që nuk mendojnë si unë, që komentojnë në këtë faqe dhe kanë minimumin e qytetarisë për të qenë respektues ndaj zgjedhjes time dhe mendimeve të mia.

PS: Ata që fyejnë, shajnë dhe shkruajnë broçkulla do të bëhen direkt bllok nga kjo faqe personale.

Zjarr Tv Ad