Moment i rëndësishëm për shqiptarët, ja kur pritet të nisë konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë, RMV dhe BE

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pritet të nisë konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë, RMV dhe BE. Nga momenti në moment pritet të nisë edhe mbledhja. Një moment ky i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Është parashikuar të vijojë edhe një tryezë ne nivelin teknik që do të drejtohet nga Zef Mazi sa i përket çështjeve të zbatimit të ligjit”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Gjithashtu gazetari Gjençaj tha se pas pak pritet të mbërrijë kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë për të zhvilluar këtë konferencë që me gjasë mund të zgjasë rreth dy orë, për të vijuar më pas me një  konferencë për shtyp rreth orë 15:00.

Zjarr Tv Ad