Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK se nuk e ka uruar për Vitin e Ri bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.
Kryemadhi u shpreh se “nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua”.
Ndërsa theksoi se armiqtë e saj janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.
“Uroj që të gjithë njerëzit që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa.
Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”, tha Kryemadhi.