Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm, është takuar me banorët e Fierit.
Kryemadhi, ka bërë me faj qeverinë se ka braktisur qytetarët. Gjithashtu, Kryemadhi tha gjatë fjalës së saj se; një nga propozimet e partisë që ajo drejton, do të jetë heqja e taksës për produktet vendase.
“Dje ne propozuam një nga idetë që kemi bërë gati. Diskutimin që të gjitha prodhimet shqiptarë të jenë pa taksë, pa TVSH. Ne shikojnë një standardizim me dy standarde. Kemi disa që i hedhin në rrugë, ndërsa dy apo tre biznese i importojnë të gjitha”, ka thënë Kryemadhi.
Ndër të tjera, kryetarja e LSI, u shpreh se; zgjedhjet e 25 prillit, do thyejnë në mes qeverinë “Rama”, pasi sipas saj, qytetarët janë të pakënaqur dhe gjykimin e tyre do e shprehin me votë.
“25 prilli do ta thyejë në mes rilindjen socialiste. Më thoni ju një socialist që është i kënaqur sot. Njerëzit duan të shikojnë se kush është me të vërtetë. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Më 25 prill gjykimi do të jetë perfekt. Sot ka të bëjë e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Nuk e dimë ne që Fieri ka vijë bregdetare të pashfrytëzuar. Është një mrekulli që krijon hapësira punësimi por edhe për zhvillimin e turizmit”, kështu është shprehur Monika Kryemadhi.