Nëpërmjet një video-mesazhi, të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Monika Kryemadhi, ka prezantuar programin në sektorin i bujqësisë. Gjtihashtu, Kryemadhi në mesazhin e saj thekson, se me ardhjen në pushtet të LSI-së, 200 milionë euro në vit do të investohen në sektorin e bujqësisë, si dhe bujqësia, blegtoria dhe agropërpunimi, do të jenë sektorët kryesorë ekonomikë që do të rrisin mirëqënien dhe vendet e punës.
Monika Kryemadhi: Gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Shumë prej tyre janë në kufinjë e mbijetesës. Ndërkohë që shqiptarët shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave të tyre për ushqim. Ndërkohë që sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % të nevojave për ushqime.
Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë.
Fermerët shqiptarë do të mbështeten drejtperdrejt për të rritur prodhimin. Rreth 200 milionë Euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi. Mbështetje direkte do të ketë për çdo të imët apo gjedh të lindur dhe të therur, për çdo zog dhe shpend për mish, që shqiptarët të ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqejë bota.
Do të vendosim TVSH ) % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të hanë më mirë e më lirë.
Do të mbështesim industrinë ushqimore dhe do t hapim qindra vende pune.
Ne e mbajmë fjalën!