Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka ka hedhur akuza të rënda ndaj kunatës së saj, Blerina Meta duke pretenduar se ka shtyrë fëmijët të vrasin të atin e tyre.
Ajo është shprehur se bashkëshortja e 50-vjeçarit “rriti e edukoi 3 kriminelë”, duke shtuar se i “hodhi kundra babait të tyre”.
Lutfie Muka, e ftuar në “Opinion”, deklaroi se djalit të madh të viktimës i pëlqente jeta e luksit dhe se Pëllumb Meta kishte marrë para borxh që ta dërgonte jashtë vendit që të shihte Evopën.
“Kur vëllai kishte humbur direkt më ka shkuar mendja tek fëmijët sepse mendoja fëmijët po rriteshin, se djali i madh kishte pretendime. Ai s’punonte, por pretendime kishte. E dinte shumë mirë jetën e luksit se ka ardhur tek unë në Holandë. U mundua të ikte dhe siç janë ligjet e çdo shteti që po të ikësh jashtë shteti duhet të kesh një farë finance në xhep, se pavarësisht se ai po vinte tek halla, duhet të kishte një farë finance në xhep, edhe vëllai im, ky babai kaq i keq i përshkruar që turp t’ju vijë atyre që e përshkruajnë kështu.
Turp! Kjo është një traumë e madhe jo vetëm për ne që na ka zënë kjo fatkeqësi makabre, por kjo është traumë për të gjitha familjet shqiptare që keqinterpretohen nga çdo njeri që nuk është i përgjegjshëm për familjen që rrit dhe sjellin të tilla monstra siç është zonja që ka ushqyer të tre fëmijët t’i hidhen kundra babës. Djali deshte jetë luksi, erdhi në Holandë edhe e pa sesi ishte. Vëllai i mori paratë borxh dhe e ka sjellë të shihte Europën. O ti motër le të shkojë ta shohë Europën tha dhe le të kthehet se vjen me mendime të tjera. Ky ishte ai babai kaq i keq? Pse nuk e thotë zonja këtë gjë që ky babai mori para borxh dhe e çoi djalin jashtë që të shihte Europën?”, tha e motra e viktimës.
Ajo shtoi se nuk do të hakmerren ndaj Blerina Metës, duke theksuar se ia kanë lënë në dorë policisë.
“Ja kemi lënë të gjitha në dorë policisë. Ne e kemi pësuar dhe jemi të përvëluar nga dhimbja e horror që ka bërë monstra me vëllain tonë. Ka marrë në qafë fëmijët, se ka edukuar dhe ka rritur 3 kriminelë, fatkeqësisht”, tha Lutfie Muka Meta