Mori drejtimin e Shqipërisë, Reja: Më ka rinuar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana është shtëpia e re e Edi Reja.
Trajneri italian ka firmosur një kontratë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të drejtuar ekipin kombëtar A të paktën deri në muajin nëntor të këtij viti. Një kontratë që e ka “ringjallur” Rejën, i cili ishte pa kontratë me një klub a kombëtare prej 2 vitesh.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe tekniku 62 vjeçar, që për intervistën për “Corriere dello Sport” ka pohuar se kontrata me kuqezinjtë e ka rinuar, teksa është gati të shkuaj historinë me kombëtaren tonë.

“Më bën të ndihem i ri. Mendoj se është mirë për shëndetin dhe kjo më jep kënaqësi. Propozimi i papritur i Shqipërisë ishte një vlerësim për atë që kam bërë. Kështu unë shpresoj që të jem në gjendje të reagoj në fushë dhe të marrim rezultate.

Hysaj te Napoli? Është me të vërtetë një lajm i mirë. Hysaj është një djalë serioz, i sigurtë në prapavijë dhe me inteligjencë taktike. I aftë të ruajë balancat në mbrojtje, që janë me të vërtetë vendimtare.“-tha mes të tjerash tekniku Reja, që foli kryesisht për ecurinë e Napolit në këtë sezon.

Tekniku italian do të debutojë në stolin e kombëtares shqiptare në 8 qershor kundër Islandës.

Zjarr Tv Ad