Eklent Kaçi shpallet Kampion Europe në Bilardo

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion Europe për herë të parë në disiplinën Eight-Ball. Sportisti nga Laçi ka arritur të triumfojë në kompeticionin që po zhvillohet në Trevizo të Italisë

Një rezultat i shkëlqyer ky për Kaçin, i cili pas 2 medaljeve të argjendta europiane dhe 3 bronzi, në konkurrimet e para-të-rinjve, tashmë merr për herë të parë titullin më të rëndësishëm kontinental.

Në finalen e madhe, Kaçi kaloi një legjendë të gjallë të këtij sporti, gjermanin Ralf Sukei. Ky i fundit është fitues i 34 titujve europianë në disiplina të ndryshme të bilardos, por këtë herë u “thye” nga një 20 vjeçar shqiptar.

 

Zjarr Tv Ad