Mori me qira një mjet dhe nuk e ktheu më, shpallet në kërkim 33-vjeçari

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar pasi ka marrë me qira një mjet në Gramsh dhe nuk e ka kthyer më.

Shpallja e tij në kërkim është bërë pas kallëzimit në polici.

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit në Polici, nga shtetasi R. M., se shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Gramsh, i kishte marrë me qira një automjet tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më, kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., për veprën penale “Mashtrimi”.

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad