“Ku e keni gjetur këtë mor?”/Arrestimi i Malltezit fut në sherr të ftuarit, moderatorët mbyllin emisionin

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestimi i Jamarbër Malltezit ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit Shqipëria Live ditën e sotme, megjithatë moderatorëve Arjon Muça dhe Erjona Rusi iu desh të mbyllin emisionin për shkak të toneve të nxehta në studio.

Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype për Malltezin tha se: “Përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mije metra katrorë pronë në Tiranë, dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashigimtarët. Unë po flas fakte, ti Endri e ke personale me Berishën prandaj flet kështu,”.

Shabani: Prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike…

Alba Kepi: Nuk është pronë e vjedhur

Shabani: Kot e mbrojnë këta se ka shkelur ligjin. Ka pasur tokë të pronarëve që i është kthyer dhe tokë publike që është marrë…

Avokati Cakrani: Tokë pa pronarë vetëm ju të majtët i shpikni më, ku ka tokë pa pronarë në Shqipëri..

Shabani: Po boll o burr..

Cakrani: Po ti thua mos gënje publikun dhe vetëm po e bën…

Shabani: Mos e mbro Berishën, se nuk e di sa të kanë paguar…

Cakrani: Ore unë s’jam anëtar partie, unë vi nga familje që e ka themeluar këtë vend. Nuk vi nga familje plebenjsh si puna jote o djali

Shabani: Po ça i ke këto budallallëqe, ti je inferior me formimin tim…

Cakrani: Jeni ju, ti, partia jote që keni grabitur pronat që në ‘44

Shabani: Po ç’është ky mor, ku e keni gjetur këtë mor, ik mor se qenke i çuditshëm. Silli një paracetamol këtij..

Cakrani: Po ju jeni parti hajdutësh, ju Nisma Thurrje jeni të gjithë enveristë, jeni enveristë të vegjël, debatikas..

Shabani: Tani o përzeje këtë, ose disiplinojeni…

Zjarr Tv Ad