Mori votat për tepsinë, por emërimet familjare në administratë filluan…

0
981
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që kryeministri i vendit Edi Rama u votua nga qytetarët për të udhëhequr i vetëm dhe jo me tepsi si dhe ndarjen e administratës nga uzurpimi partiak, pa ardhë ende në pushtet po shfaqen shenjat e para të mosmbajtjes së këtij premtimi.

Sot kreu i qeverisë ka emëruar dy drejtorë të rinj në vend të atyre teknikë të cilët u larguan, përkatësisht drejtorin e hipotekave dhe atë të burgjeve.

Në postin e Drejtorit të Hipotekave është emëruar Blerina Doracaj, bashkëshortja e Drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ajo ishte kandidate për deputete e PS-së në Tiranë ku renditej e 30-ta si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ndërsa në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve u emërua deputeti i PS-së Arben Çuko, i cili nuk arriti të bëhej pjesë e parlamentit të ri.

Ndonëse jashtë Kuvendi, nuk mund të themi se mbetën jashtë tepsisë, duke marrë poste jo pak të rëndësishme.

Zjarr Tv Ad