“Mos ma ngri zërin mua, s’do të dëgjoj ty”/ Komisioni i financave diskuton “buxhetin 2022”, Erion Braçe shpërthen kundër këshilltarit të presidentit: Po flet pa logjikë!

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po diskuton “Buxhetin 2022” projektligji i cili është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës këshilltari i presidentit, Petraq Milo solli në vëmendje si është përkeqësuar borxhi ndër vite, ndërsa menjëherë ndërhyn Erion Braçe i cili i ndërpret fjalën. Deputeti socialist me zë të lartë tha se janë shifra të pavërteta që thuhen pa logjikë nga përfaqësuesi i presidentit.

Debati, Petraq Milo – Erion Braçe:

Petraq Milo: Në periudhën 2000-2021 produktiviteti i borxhit është përkeqësuar, nëse 2000-2005 për cdo 100 lekë të marrë borxh prodhimi është zgjedhura në 193 lekë, ndërsa në periudhën 2005-2013 për cdo 100 lekë prodhimi është zgjeruar në 128 lekë. Dhe për vitin 2013-2021, 8 vitet në vazhdim për cdo 100 lekë të marrë borxh prodhimi është zgjeruar 84 lekë

Brace: Nuk ka logjikë fare shifrat që po thua…

Petraq Milo: Ka mundësi mos më ndërprit. Mos ma ngri zërin mua.

Brace: E ngre zërin sa të dua unë, ka ligj këtu dhe e ngre zërin sa të dua

Petraq Milo: Mos më bën numra mua, skam ardhur këtu unë që të dëgjoj ty!

Zjarr Tv Ad