“Mos mbani lekë me vete”, Artan Hoxha: Sot dola nga shtëpia vetëm me “Ismailin” dhe “Naimin”…

0
571
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar me nota humori dhe ironie deklaratën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili u bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë lekë nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.
Hoxha ka zbatuar detyrën e kreut të shtetit duke treguar përmes një postimi në Facebook me sa lekë ka dalë sot nga shtëpia.
“Komandanti tha: ”Nese jeni mbeshtetes të opozites, kontrolloni xhepat para se të dilni nga shtepia, se do t’ju arrestojne për blerje vote”…

Keshtu qe une e kam ndjekur keshillen, kam dale nga shtepia me nje Ismail Qemal dhe nje Naim Frasher, plus dy monedha metalike, qe të kete ku te shkarkoje rrufeja” shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad