“Mos më ndërprit”, Rama përplaset me studenten: Ku po e shikon?

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me një studente në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” për çështjen e largimit të infermierëve dhe doktorëve drejt perëndimit, kryesisht drejt Gjermanisë.

Mes tjerash, shefi i qeverisë tha se mungesa e mjekëve në spitale nuk vjen si pasojë e largimeve, por për shkak të  bllokimit të specializimeve të reja.

Pjesë nga debati:

Studentja: Po shikoj njerëzit e mi që po ikin, po shoh realitetin. Po shoh në spitale. Po ikin infermierët në Gjermani.

Rama: Mos më ndërprit. Dija është prova, dija është argumenta. Ku po e shikon? A po ikin njerëz në Gjermani, po po ikin dhe do të ikin, sepse nuk jemi në bunkerin e shokut. E kam problem debatin pa fakt. Është e vërtetë se kthen më pak se sa ikin. Kjo iu ndodh të gjitha vendeve të BE-së.

Mjekët kanë ikur, patjetër që kanë ikur. Po mungesa në spital nuk vjen për këtë, sepse ishin penguar specializimet e reja. Ne kemi vënë një bonus për mjekët specialistë nëse pranojnë të shkojnë në rrethe.  Ajo që infermierët kanë ikur të gjithë në Gjermani dhe këtu kanë mbetur bosh spitalet është legjendë. Janë të gjitha të pavërteta, historira kazani, nga të cilat po vuan e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria. Janë lajme të rreme. Nëse je e zonja, nuk diskutohet që ke një rrugë për të punuar në shtet. Nëse të tjerët janë më të zotë do presësh. Fakti që ke një diplomë, në sistemin që kemi zgjedhur nuk është detyrim i shtetit të të gjejë një punë.

Zjarr Tv Ad