E rëndë! “Prifti më përdhunoi për 13 vite, më detyroi të abortoja tre herë”

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në samitin e abuzimeve u projektuan disa dëshmi të viktimave.

Një prej tyre i përkiste një gruaje, identiteti i së cilës është i mbrojtur.

Fjalët e saj shokuan të pranishmit.

“Qysh në moshën 15-vjeçare nisa raporte seksuale me një prift.

Gjithçka zgjati 13 vite. Mbeta shtatzënë tre herë dhe më detyroi që të abortoja të treja herët, pasi nuk donte të përdorte kontraceptiv. Në fillim i besoja aq shumë, sa që nuk mendoja se mund të abuzonte me mua. Kisha frikë nga ai dhe sa herë që refuzoja të kryeja marrëdhënie me të, më rrihte. Duke qenë se isha totalisht e varur ekonomikisht prej tij, përballesha me poshtërime nga më të rëndat.

Kryenim marrëdhënie si në shtëpinë e tij edhe në qendrën e pritjes së Dioqezës. Në këtë raport nuk duhet të kisha të dashur dhe sa herë që mësonte se më afrohej dikush, më rrihte. Isha e kushtëzuar me ndihmën ekonomike. Më jepte gjithçka doja, kur pranoja të shkoja me të, ndryshe më rrihte”.

Gruaja shpjegon se jeta e saj tashmë është e shkatërruar për shkak të poshtërimeve me të cilat është përballur, shkruan noa.al.

Pjesëmarrësve në samitin e kësaj të enjteje në Vatikani iu kërkoi vetëm një gjë: “Nuk mund të abuzohet me një person në këtë mënyrë. Ku duhet thënë priftërinjve se kanë detyrë të ndihmojnë dhe jo të shkatërrojnë. Duhet të sillen si të përgjegjshëm dhe sipas detyrës që kanë”.

Zjarr Tv Ad