Sekretarja e re për ish-të përndjekurit politik në PD, Jonila Godole është “përplasur” mbrëmjen e sotme me depuetin e PD-së Flamur Noka në lidhje me protestën e së shtunës.
Ajo pyeti deputetin se përse bënë vetegjyësi, duke shkatërruar selinë e PD, ndërsa Noka u përgjigj duke thënë se ishte Kreu I PD-Së Basha ai që bëri vetëgjyqësi me blindimin e selisë. Ndër të tjera Godole tha se Policia e Shtetit ndërhyri me vonesë.
Pjesë nga debati mes Godoles dhe Nokës:
Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.
Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?
Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.
Noka: Nuk thashë ashtu.
Godole: Ashtu thatë.
Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…
Godole: Mos më ngrini zërin dhe kontrolloni fjalët ndaj meje.
Noka: A ju thashë unë zonjë, me ju nuk njihem fare. Të respektoj në rrafshin profesional, por politik ju nuk keni lidhje.
Godole: Përse nuk pritët vendimin e gjykatës, përse bëtë një akt vetëgjyqësie?
Noka: Ke qënë ti zonjë te Kuvendi? Vetëgjyqësi bëri pengu juaj me blindimin e selisë.
Godole: Pengu është i juaji, e keni votuar ju.