Mos shkarkimi i Metës fut në sherr Meçen me Gjikondin, analisti: Rama humbësi më i madh. Është e dhimbshme dhe e frikshme…

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Meçe ka kundërshtuar në Zona Zero, Brizida Gjikondin, e cila tha se nga mos shkarkimi i Metës përfitues ishte Edi Rama, pasi kështu përfitonte nga situata aktuale politike.

Meçe u shpreh se personalisht priste shkarkimin e Metës, pasi kishte kryer shkelje të rënda, dhe se ndau mendimin se vendimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ishte politik. Por ai dha një prizëm tjetër.

Një vendim i tillë nuk i intereson Edi Ramës, pasi kryeministri e donte Ilir Metën në fushatë dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të fitonte zgjedhjet, por këtë gjë ia privoi Kushtetuesja.

“Është e dhimbshme dhe e frikshme, publikimi i vendimit në një orë jo zyrtare. Jashtë orari zyrtar jo. Në historinë e vendimmarrjen në botë dhe i pari në botë, pra do të jemi të parët në botë. Unë pritsha shkarkimet, ku kam evidentuar shkelje të rënda, ai që i vë vulën është GJK. Çdo debat i joni për shkeljen e rëndë të Kushtetutës është i rëndë të debatohet, por për shkelje të Kushtetutës është i drejtë. Është rast se edhe GJK nuk e diskuton për shkelje, por qëndron dhe nuk është i rëndë. Është e paqartë sa e thirrja e presidentit për ngritur popullin kushtetues nuk është shkelje e rëndë. Ky vendim nuk është se duhet të gëzojë, por ka edhe një vendimmarrje politike. Arsyeja lidhet me shumë faktorë që lidhet me konsekuencat që do të prodhojë kjo ngjarje me jetën politike shqiptare. Ky vendim do të ketë pasoja pozitive dhe negative. Ky është akti që u mori për kryeopozitarin e vendit, institucional, që është Basha dhe as Berisha. Unë kam bindjen se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën. Këtë shembull presidenti të fillojmë ta anatemojmë, precedentin Ilir Meta duhet ta anatemojmë se ka sjellë probleme serioze falë pozicionit të tij kushtetuese. Shpëtoi me një vendimmarrje politike ku presidenti humbi misionin e tij që ishte të përfaqësonte unitetin e popullit”, theksoi Meçe.

Zjarr Tv Ad