Mosbindja civile e opozitës, Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e Krishtlindjes

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, orën 17:00. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se bllokimi i rrugëve në Tiranë është kundër interesit të qytetarëve.

Ndër të tjera ai shkruan se protesta e opozitës është njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në një treg Krishltindjesh në Gjermani.

“Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!

Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet”, thotë ai.

Zjarr Tv Ad