Mosdekretimi i Cakajt, Meta: Po përmbush detyrimet kushtetuese

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta flet lidhur me mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe dekretin për emërimin e pasuesit të tij Genc Caka.

Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet në Kavajë, ai u pyet nga gazetarët lidhur me ngurrimin për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatin dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij.

“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën për sa i takon integritetit të tyre publik”, u shpreh Meta.

Ai shtoi më tej se për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektohet institucioni i ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.

Teksa u ngacmua se Kushtetuta thotë, Ministri mishëron cilësitë e deputetit dhe si rezulton kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, ai u shpreh se do të ndodhë benda afateve sa më shpejtë të jetë e mundur dhe jo në orët e fundit.

“Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale”, deklaroi Meta.

Zjarr Tv Ad