Pezullohen fluturimet në aeroportin e Londrës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aeroporti i Britanisë së Madhe, “Heathrow”, është mbyllur këtë të martë për më shumë se një orë për shkak se sipër pistës po fluturonte një dron. Kjo ndodhi vetëm tre javë pasi diçka e ngjashme pezulloi ngritjen e 1 mijë avionëve në aeroportin e “Gatwick”.

Policia Metropolitane e Londrës tha se kishte marrë raporte për një dron në afërsi të aeroportit të Heathrow. Menjëherë filloi bashkëpunimi me zyrtarët e aeroprtit, duke bërë edhe mbylljen e pistës. Rreth orës 18.30, aeroporti sqaroi se pista është rihapur, ndërsa duket se janë prekur kryesisht fluturimet brenda Britanisë.

Ndërkohë në një postim në twitter, aeroporti sqaron:

“Ne vazhdojmë të punojmë me Policinë për dronet në Heathrow. Ne jemi duke punuar me Kontrollin e Trafikut Ajror dhe kemi rifilluar fluturimet nga Heathroë pas një pezullimi të shkurtër. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë dhe kërkojmë falje për këdo që është prekur”.

 

Zjarr Tv Ad