Moska dëbon 2 diplomatë gjermanë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moska i ka lënë dy diplomatëve gjermanë shtatë ditë kohë për t’u larguar nga vendi. Lëvizja pason një vendim të Berlinit për të shpallur “non grata” dy zyrtarë rusë për vdekjen e një shtetasi gjeorgjian të përndjekur nga autoritetet ruse dhe ato çeçene. 

Rusia ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve të ambasadës gjermane në Moskë. Reagimi reciprok vjen një javë pas Berlini përzuri dy përfaqësues diplomatikë rusë me arsyetimin se vendi nuk ka bashkëpunuar sa duhet për zbardhjen e vrasjes së një shtetasi gjeorgjian më 23 gusht.

Hetuesit gjermanë kanë dyshime se atentati mund të jetë organizuar nga agjencitë shtetërore ruse ose autoritetet çeçene, që janë besnike ndaj Rusisë. Kremlini i ka mohuar akuzat si të pabaza.

“I kemi prezantuar notë proteste kreut të misionit diplomatik rreth vendimit pa bazë të 4 dhjetorit të qeverisë gjermane. Si kundërmasë, dhe sipas parimit të reciprocitetit në Konventën e Vjenës, Rusia deklaroi persona non grata dy anëtarë të stafit të ambasadës gjermane,” njoftoi MInistria e Jashtme e Rusisë.

Lëvizja diplomatike u prit me keqardhje nga Berlini.

40-vjeçari, Zelimkan Kangoshvili, ishte një nga ish-komandantët rebelë që priu rezistencën luftarake kundër forcave ruse në Çeçeni në vitet 2000. Ai u arratis në Gjermani në vitin 2015 pasi i shpëtoi atentatit, por nuk arriti të fitojë azilin. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti të hënën viktimën një bandit, vrasës dhe organizator të sulmeve me bombë në Moskë në vitin 2010, dhe se përpjekjet e mëhershme për ta ekstraduar nga Gjermania kishin dështuar.

Zjarr Tv Ad